
Repper Heroes at MUSE-X
April 22, 2026
RECONNECT në Málaga, Spanjë – AULEDA merr pjesë në Takimin e Partnerëve dhe Vizitën Studimore
July 3, 2026Projekti Circular Tourism Albania | 5–7 Maj 2026
Nga data 4 deri më 7 maj 2026, AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal morri pjesw nw një vizitë studimore në Lille në kuadër të projektit Circular Tourism Albania, financuar nga Bashkimi Evropian.
Vizita u organizua nga partnerët tanë në Francë, EURAKOM dhe kishte si qëllim eksplorimin e iniciativave inovative dhe të qëndrueshme të turizmit të zbatuara në zonën metropolitane të Lille, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive ndërmjet aktorëve shqiptarë dhe francezë.
Dita 1 – Mikpritja e Qëndrueshme dhe Menaxhimi i Destinacionit
5 Maj 2026
Vizita në Eklo Hotel Lille
Programi nisi me një prezantim të strategjisë dhe praktikave të qëndrueshmërisë të zbatuara nga Eklo Hotel Lille. Delegacioni u njoh me modelin operacional të hotelit, i cili fokusohet në eficiencën energjetike, reduktimin e mbetjeve, përdorimin e materialeve të qëndrueshme në ndërtim dhe krijimin e një mikpritjeje me fokus komunitetin.
Eklo Hotels konsiderohet një nga modelet inovative të hotelerisë ekologjike në Francë, duke promovuar turizmin e përballueshëm dhe njëkohësisht reduktimin e ndikimit mjedisor.
Hoteli është projektuar sipas parimeve të arkitekturës ekologjike, me sisteme efikase energjie dhe zgjidhje me konsum të ulët të burimeve natyrore. Gjithashtu, promovon mobilitetin e qëndrueshëm, konsumin e përgjegjshëm dhe praktikat gjithëpërfshirëse në sektorin e mikpritjes.
Vizita në Lycée Hôtelier International de Lille (LHIL)
Vizita u përqendrua në Lycée Hôtelier International de Lille, ku pjesëmarrësit u pritën nga drejtori i institucionit Didier Rys. Vizita ofroi një pasqyrë të plotë të modelit arsimor dhe orientimit ndërkombëtar të shkollës.
LHIL është një nga shkollat më të njohura të hotelerisë dhe gastronomisë në Francë, e specializuar në menaxhim hotelerie, art kulinarie, turizëm dhe formim profesional. Institucioni ka një orientim të fortë ndërkombëtar dhe bashkëpunon ngushtë me profesionistë të sektorit të turizmit dhe partnerë ndërkombëtarë. Shkolla ndodhet në zonën e rizhvilluar industriale Fives Cail, duke përfaqësuar një shembull të rigjenerimit urban të qëndrueshëm dhe inovacionit në arsimin profesional.
Partnewt zhvilluan gjithashtu një takim në Rectorat de l’Académie de Lille, ku diskutimet u fokusuan në koordinimin rajonal të arsimit, politikat e arsimit profesional dhe lidhjen ndërmjet formimit në turizëm dhe kërkesave të tregut të punës. Shkëmbimi i eksperiencave evidentoi rëndësinë e sistemeve arsimore në mbështetjen e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe përshtatjen e aftësive profesionale me nevojat e sektorit.





Métropole Européenne de Lille (MEL) – Destinacion Inovativ dhe i Qëndrueshëm
Një nga momentet kryesore të vizitës ishte takimi me Métropole Européenne de Lille, ku delegacioni u njoh me strategjinë e Lille si “Destinacion Inovativ dhe i Qëndrueshëm”.
Metropoli i Lille ka marrë etiketimin kombëtar “Destination Innovante et Durable” falë angazhimit të tij në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, promovimin e mobilitetit të gjelbër, menaxhimin e përgjegjshëm të eventeve dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të sektorit turistik.
Ekipi i MEL prezantoi vizionin afatgjatë të qytetit për menaxhimin e destinacionit turistik, duke theksuar iniciativat për transport të qëndrueshëm, akomodime ekologjike, reduktimin e mbetjeve dhe përfshirjen e aktorëve lokalë.



Vizita në Hôtel Barrière Lille
Dita përfundoi me një vizitë në Hôtel Barrière Lille, ku delegacioni u prit nga David Devantoy-Mandin dhe Marie Brunet për një prezantim të programit të qëndrueshmërisë “Planète Barrière”.
Pjesëmarrësit u njohën me iniciativat e përgjegjësisë sociale dhe mjedisore të hotelit, duke përfshirë menaxhimin e burimeve, optimizimin energjetik, blerjet e përgjegjshme dhe proceset e certifikimit mjedisor.


Dita 2 – Arsimi, Ekonomia Qarkulluese dhe Trashëgimia Kulturore
6 Maj 2026
Shkëmbim me Komunitetin Arsimor në LHIL
Dita e dytë nisi me shkëmbime të mëtejshme në LHIL me pjesëmarrjen e pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve institucionalë. Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin ndërkombëtar, arsimin në turizëm, metodat praktike të trajnimit dhe aftësitë e nevojshme për profesionet e ardhshme në turizmin e qëndrueshëm.



Vizita në Roubaix Zéro Déchets
Partneret vizituan gjithashtu iniciativën Roubaix Zéro Déchets, e cila promovon praktikat “zero mbetje” dhe parimet e ekonomisë qarkulluese në nivel lokal.
Pjesëmarrësit u njohën me veprimet lokale që inkurajojnë qytetarët, bizneset dhe institucionet të reduktojnë prodhimin e mbetjeve, të promovojnë ripërdorimin dhe riciklimin dhe të adoptojnë stile jetese më të qëndrueshme.
Kjo eksperiencë u ofroi pjesëmarrësve njohuri të vlefshme mbi menaxhimin e destinacioneve të qëndrueshme, inovacionin në hoteleri, arsimin profesional, ekonominë qarkulluese dhe praktikat moderne të turizmit të qëndrueshëm të zbatuara në rajonin metropolitan të Lille.
























