Thirrje për mentees

Nëse jeni të rinj të grupmoshës 18-30 vjeç, të motivuar dhe të apasionuar për të mësuar dhe rritur profesionalisht në dije dhe karrierën tuaj, falë mbështetjes së organizatave të tjera me përvojë do të keni mundësi të regjistroheni në platformën: Welcome to the Mentoring Across Borders platform! | MAB Platform (eumentoring.eu)

Aty do të takoni mentor (online ose fizikisht) sipas fushës suaj të interesit, të cilët do të ndimojnë në  përforcimin e rritjes personale dhe profesionale.

Kriteret për të qenë i mentoruar janë:

-mosha 18-30 vjeç

-njohuri të gjuhës angleze

-aftësi kompjuterike

-të rinjë të gatshëm për të mësuar dhe bashkëvepruar

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon përmbledhëse

MAB Project Call for Mentees (youtube.com)

Rreth projektit

MAB – Mentoring Across the Borders është projekt i financuar nga BE, në kuadër të Programit Erasmus +. Të udhëhequr nga Qendra CEV për Vullnetarizmin Evropian dhe manualin e përgjithshëm të projektit, të prodhuar nga Konfederata e Shërbimeve të Ekspertëve të Lartë Evropianë CESES, koordinatori i projektit.

Si një projekt evropian, synon të kontribuojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve të shumtë mbi moshën e tretë dhe mbi përfitimin reciprok të krijuar nga ndërveprimet e profesionistëve të dal në pension (ose jo)  me gjeneratat e reja. Konkretisht, profesionistë vullnetarë 50+ vjec do të ndihmojnë të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, për të hyrë në tregjet e punës brenda Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Përmes platformës online ( Welcome to the Mentoring Across Borders platform! | MAB Platform (eumentoring.eu) ) mentorët do të ofrojnë njohuritë dhe përvojën e tyre për të rinjtë në bazë të një metodologjie mentorimi, të cilët mund të regjistrohen më pas në fushën e tyre të interesit. Gjithashtu, përputhja e mentorëve dhe të mentoruarve do të mundësohet online, fizikisht ose të dyja opsionet e alternuara.

Për informacione më të detajuara në lidhje me projektin MAB, mentorët, të mentoruarit ose platformën, vizitoni faqen https://eumentoring.eu/ .

Gjithashtu, ju ftojmë të ndiqni videon përmbledhëse në lidhje me projektin MAB MAB Project Promo video (full) (youtube.com)

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë, ju lutem dergoni një email te auledavlore@gmail.com ose telefononi në numrin e telefonit 033 403 237