Ekipi i Alueda

Mirela Koci
Drejtoreshe Ekzekutive
Mirela Koci – Drejtore Ekzekutive e Auleda-s prej shtatorit 2010. Ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhinieri Tekstili. Mban gradën Doktor Shkencash ne Inxhinieri Mekanike, Materiale te Avancuara (Kompozite). Ajo është Koordinatore për Rrjetin Ndërkombëtar të ILS Leda për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të saj. Anëtare e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile për një periudhe 2-vjecare. Gjatë karrierës së saj ka menaxhuar mbi 50 projekte të financuara nga donator ndërkombëtarë dhe Komuniteti Evropian.
Nikolla Pulla
Project Coordinator
Nikolla ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës Bachelor në Shkenca Politike dhe Master në Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe me pas ka vazhduar nje tjeter master ne Politika Publike dhe Burime Njerëzore në Universiteti e Masarikut, Ceki.
Eksperienca e tij është e shtrirë në sektorin e OJF, ku ka shërbyer deri më tani për 4 organizata në Shqipëri.
Nikolla është pjesë e ekipit që nga viti 2019 në pozicionin e Koordinatorit të Projektit. Ai është përgjegjës për shkrimin, zbatimin, koordinimin të projekteve, gjithashtu me një kontribut aktiv në pjesën e komunikimit.
Amarda Mema
Financial Manager
Amarda Mema, është diplomuar në Universitetin e Tiranës (Shqipëri) në degën Financë – Kontabilitet, duke arritur titullin e kualifikimit financier – kontabiliste. Interesat e saj profesionale përqendrohen në fushën ekonomike dhe projektet e saj aktuale përfshijnë menaxhimin financiar të projekteve të financuara nga BE-ja.
Ajo mban titullin Financiere dhe ka një përvojë të dukshme për organizimin e seminareve, takimeve të ndryshme konsultative me grupet e komunitetit të interesit.
Eksperiencat e saj të mëparshme kanë të bëjnë me institucionet financiare (banka dhe kompani sigurimesh). Ajo ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme.

Andi Andoni
Konsulent Biznesi
Andi është diplomuar për Financë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në nivelin Bachelor. Ai gjithashtu ka një diplomë Master Shkencor në Financë.
Eksperiencat e mëparshme të punës janë të fokusuara në zhvillimin e biznesit, analizën e tregut, zgjerimin e shitjeve, marketingun dhe sistemin e kontabilitetit.
Përvoja e punës si analist kredie në Fondin “Besa” ka krijuar mundësinë për t’u njohur me nevojat e klientëve individualë dhe të biznesit për mbështetjen financiare dhe asistencën teknike në përgatitjen e planeve të biznesit.

Marsida Nexhipi
Assistente Projekti

Tomor Agolli
Pergjegjes logjistike
Tomori ka më shumë se 10 vite që mbështet stafin në pjesën logjistike.

