Thirrje për mentor

Nëse jeni një profesionist i lirë mbi 50 vjeç dhe dëshironi të përfshiheni në një program vullnetar për të mbështetur të rinjtë, kjo thirrje është për ju!

Roli i mentorëve është dhënia e kontributit të tyre në integrimin e të rinjve në mjedisin e punës, brenda dhe jashtë territorit shqiptarë, duke lën nje impakt pozitiv në jetën sociale dhe zhvillimin profesional të të rinjëve.

Kriteret dhe aftesitë që duhet të plotësoni  për të qenë pjesë e rrjetit europian të mentoruesve duhet të jenë:

– mentor vullnetarë të grupmoshës 50+

-njohuri të gjuhës angleze

-aftësi kompjuterike

– profesionist të motivuar për të plotësuar dhe mbështetur të rinjtë

Mentorimi MAB do te zhvillohet permes platformws MAB – Welcome to the Mentoring Across Borders platform! | MAB Platform (eumentoring.eu)

Rreth projektit

MAB – Mentoring Across the Borders është projekt i financuar nga BE, në kuadër të Programit Erasmus +. Të udhëhequr nga Qendra CEV për Vullnetarizmin Evropian dhe manualin e përgjithshëm të projektit, të prodhuar nga Konfederata e Shërbimeve të Ekspertëve të Lartë Evropianë CESES, koordinatori i projektit.

Si një projekt evropian, synon të kontribuojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve të shumtë mbi moshën e tretë dhe mbi përfitimin reciprok të krijuar nga ndërveprimet e profesionistëve të dal në pension (ose jo)  me gjeneratat e reja. Konkretisht, profesionistë vullnetarë 50+ vjec do të ndihmojnë të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, për të hyrë në tregjet e punës brenda Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Përmes platformës online ( Welcome to the Mentoring Across Borders platform! | MAB Platform (eumentoring.eu) ) mentorët do të ofrojnë njohuritë dhe përvojën e tyre për të rinjtë në bazë të një metodologjie mentorimi, të cilët mund të regjistrohen më pas në fushën e tyre të interesit. Gjithashtu, përputhja e mentorëve dhe të mentoruarve do të mundësohet online, fizikisht ose të dyja opsionet e alternuara.

Për informacione më të detajuara në lidhje me projektin MAB, mentorët, të mentoruarit ose platformën, vizitoni faqen https://eumentoring.eu/ .

Gjithashtu, ju ftojmë të ndiqni videon përmbledhëse në lidhje me projektin MAB MAB Project Promo video (full) (youtube.com)

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë, ju lutem dergoni një email te auledavlore@gmail.com ose telefononi në numrin e telefonit 033 403 237