BËHU PJESË E KLASTERIT KULTUROR MALLAKSATËR

A4SUSTINNO 3rd Transnational Meeting, Podgorica, Montenegro

March 31, 2026

Repper Heroes at MUSE-X

April 22, 2026

A4SUSTINNO 3rd Transnational Meeting, Podgorica, Montenegro

March 31, 2026

Repper Heroes at MUSE-X

April 22, 2026

BËHU PJESË E KLASTERIT KULTUROR MALLAKSATËR

AULEDA hap thirrjen për gra dhe vajza, banore të Mallakastrës, që duan të bëhen pjesë e Klasterit Kulturor Mallakastër.

Në kuadër të zbatimit të projektit ROUTES4CULTURE Mallakastër, AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal është në hapat e para të formimit të Klasterit Kulturor Mallakastër dhe fton të gjitha gratë dhe vajzat të interesuara për tu bërë pjesë e kësaj iniciative.

Çfarë është Klasteri Kulturor?

Klasteri Kulturor është një organizim joformal i cili, me mbështetjen e AULEDA, synon nxitjen e aftësive të grave dhe vajzave të cilat kanë interes në artizanat, produkte lokale, apo ide biznesi të cilat promovojnë kulturën lokale të zonës. Përmes masterklaseve, trajnimeve, mentorimeve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta, ky grupim do të fuqizojë gratë dhe vajzat duke i pajisur me dije dhe aftësitë e duhura, që nesër të jenë ato të cilat do të ndërtojnë bizneset e tyre lokale në fushën e kulturës, agroindustrisë dhe turizmit.

Aktivitet dhe forma e organizimit?

10 sesione masterklasi dhe mentorimi

– Sesione masterklasi të dedikuara për produktet lokale të zonës në tematikat të tilla si; masterklas për përgatitjen e reçelrave, përgatitje e sapunëve aromatikë me bimë medicinale, masterklas i brumërave, etj.

– Sesione të dedikuara mentorimi për ngritjen e kapaciteteve në tema të tilla si; paketim dhe shitja e produkteve lokale, bashkëpunim me aktorët lokalë, ndërtim i një plani biznesi, marketing, formim i aftësive joformale, eksplorim i mundësive të financimit, etj.

Kohëzgjatja e aktiviteteve

Aktivitetet e Klasterit nisin në fillim të muajit maj 2026 dhe përfundojnë në shtator 2026. Brenda kësaj periudhe, AULEDA, së bashku me rrjetin e ekspertëve të angazhuar në projekt do të organizojë aktivitetet e masterklasit dhe mentorimit.

Kriteret e pjesëmarrjes

Thirrja është e hapur për gratë dhe vajzat, banore të Mallakastrës, të cilat kanë dëshirë të mësojnë më tepër për përgatitjen e produkteve tradicionale lokale ose të ndërtojnë biznesit apo punishtet e tyre për produktet lokale e artizanale.

Si mund të dërgoni shprehjen e interesit?

Mjafton të dërgoni një shprehje interesi në adresën tonë auledavlore@gmail.com, përmes numrin tonë të telefonit 033 403 237 ose në rrjetet sociale Facebook: www.facebook.com/Auleda

*Shpenzimet për transport dhe ushqim janë të mbuluara nga AULEDA.

Projekti Routes4Culture Mallakastër: “Empowering Women and Youth through Heritage and Eco-Tourism” synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm lokal nëpërmjet fuqizimit të grave dhe të rinjve në zonën e Mallakastrës. Ky projekt po zbatohet me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim(AICS).