Info Day in Gjirokaster
May 20, 2021
Kick-off meeting, Smenswict
June 1, 2021

Workshop in Gjirokaster

U mbajt ditën e premte, më datë 9 prill, në ambientet e Hotel Fantasy Gjirokastër, Workshopi me temë “Cilën godinë do shpëtoni të parën?”, në kuadër të projektit Interregional cultural heritage management e-system HERMES, programi Interreg IPA-CBC Balkan – Mediteranean 2014-2020. Qëllimi i workshopit ishte të mbledhë së bashku aktorët e interesit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, për të diskutuar në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike në qytetin e Gjirokastrës dhe promovimi i një turizmi të qëndrueshëm kulturor. Ne, pyetëm ekspertët se cilën godinë do të shpëtonin të parën, po ashtu ne kërkuam ekspertizën e tyre për mënyrat alternative të cilat mund ti japin një shtysë më tepër zhvillimit të turizmit. Theksi i diskutimit u vu në prioritizimin e restaurimit të 60 godinave tradicionale të Gjirokastrës, bazuar në kriteret e ruajtjes së origjinalitetit, vazhdueshmërisë së aktivitetit, patologjive që shfaqin për shkak të amortizimit, interesit komunitar për restaurim, veçorive strukturore dhe arkitekturore. Platforma e krijuar do të shërbeje si bazë për institucionet publike, private, shoqatat për hartimin e projekteve të restaurimit të tyre. Nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër Znj. Jorida Muho konfirmoi se 60 godinat e regjistruara në platformën HERmes, do të përfshihen në planin e restaurimit sipas Marreveshjes së nënshkruar me TIKA-n nga Bashkia Gjirokaster.