Covxcerdf

THIRRJE E HAPUR

PROJEKTI “CREATURES

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në kuadër të projektit CREATURES, fton të gjithë palët e interesuar që operojnë në fushën e turizmit të aplikojnë me idetë e tyre.

  1. Qëllimi i projektit

Në vija të përgjithshme projekti synon të promovojë zhvillimin socio-kulturor dhe prosperitetin ekonomik duke përmirësuar atraktivitetin, konkurrueshmërinë dhe inovacionin, duke ruajtur dhe vlerësuar në të njëjtën kohë trashëgiminë e tij të pasur dhe të larmishme kulturore në një mënyrë të qëndrueshme.

Qëllimi kryesor I projektit është të nxisë bizneset e reja start-up’ e të rinjve në fushën e ofrimit të paketave turistike kreative që të kombinojnë turizmin kulturor, natyror, kulinarise, aventurës, agroturizmit dhe artit (muzikës, kostumeve tradicionale) dhe duke përfshirë komunitete lokale.

  1. Objektivat specifike te projektit janë:
  • Projekti do të zhvillojë veprime dhe mjete për ngritjen e kompetencave, do të mbështesë proceset vendimmarrëse dhe do të testojë zgjidhjen e propozuar.
  • Për të forcuar lidhjen midis bizneseve dhe sektorët e kulturës ruajtja e trashëgimisë dhe turizëm i qëndrueshëm.
  • Programi i Përbashkët i Përshpejtimit do të rrisë dhe kapacitetet e bizneseve të reja për të bërë biznes duke mbështetur ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm.

Kush mund te aplikoje?

 Thirrja është e hapur për të gjithë:

  • Te rinj të moshës 18-35 vjeç
  • Studente apo të sapo diplomuar të fushës (Shkencat e komunikimit, hoteleri turizëm, artit etj.)
  • Artiste, fotografe
  • Studiuesit e rinj dhe përfaqësues te organizatave jo-fitimprurëse;
  • Përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe grupe te tjera interesi;
  • Te papunë.
  1. Kriteret e përzgjedhjes për aplikim

Vlerësimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidateve për t’u përfshirë ne program do te kryhet nga një komision i përcaktuar i cili do të vlerësojë në lidhje me kriteret e mëposhtme:

  • Lloji i aktivitetit qe kryejnë
  • Përvoja e aplikantëve potencialë.
  • Cilësia e projekt propozimit dhe idesë së biznesit.
  • Ide inovative që mund të sjellin një produkt të ri në fushën e turizmit
  • Buxheti (realist)
  • Metodologjia e zbatimit dhe qëndrueshmëria 

Për të gjithë të interesuarit afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit Koncept Dokumenti për fushën e turizmit, është deri më datën 31 Tetor 2021

Formulari mund ta dorëzoni pranë ne forme elektronike në adresën zyrtare te drtkvlore20@gmail.com