Takimi i dytë i partnerëve, Milestone III

60 godina historike të Gjirokastrës së vjetër në telefonin tuaj!
October 13, 2021
Training visit, SMENSWICT Project
October 27, 2021

Ditën e premte, në datën 22 tetor, në ambientet e Hotel Epirus Sarandë, Bashkia Finiq organizoi takimin e dytë të partnerëve të projektit MileStone III, i cili po implementimet aktualisht me asistencën teknike të Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë.

Partnerët u mblodhën së bashku për të diskutuar në lidhje me ecurinë e projektit, aktivitetet e implementuara dhe hapat që duhet të ndërmerren në vazhdimësi për implementim të suksesshëm të projektit. Takime të tilla i shërbejnë partnerëve për tu njohur më konkretisht me problematikat që dalin nga faktor dhe aktorë të ndryshëm në lidhje me menaxhimin e aktiviteteve, raportet financiare, respektimin e afateve të përcaktuara paraprakisht dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Finiqit, përfaqësues nga Bashkia e Dodonit dhe Prevezës si dhe përfaqësues nga institucionet e tjera publike.

Projekti Milestone III zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Dodonit, Bashkinë e Prevezës dhe Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Vlorë, në kuadër të programit Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020”.