Universiteti i Janinës prezanton projektin SOLIS

Energji te rinovueshme ne shkollen Muco Delo
31 Janar, 2022
VIZITE TRAJNIMI SMENSWICT
5 Tetor, 2022

Universiteti i Janinës prezanton projektin SOLIS

Universiteti i Janinës organizoi një konferencë për shtyp për të prezantuar projektin SOLIS për publikun e gjerë – NJOFTIM PËR SHTYP

Të martën, më 14 dhjetor 2021, në ambientet e Frontzou, Politia në Joaninna, Universiteti i Janinës organizoi një konferencë shtypi për të prezantuar projektin SOLIS për publikun e gjerë.

Në këtë konferencë morën pjesë autoritetet rajonale të zonës së Epirit si dhe partnerët e këtij projekti, të cilët patën mundësinë të prezantojnë para mediave aktivitetet që po kryhen në kuadër të Projektit SOLIS.

Një paketë materialesh didaktike për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme në Bashkinë Finiq do të përgatitet nga grupi i pedagogëve dhe studiuesve shkencorë të Zhvillimit të Arsimit në Universitetin e Janinës dhe do të jetë në pozicionin e rritjes profesionale të tyre.

Përfshirja e informacionit mbi ndryshimet klimatike, energjinë e rinovueshme, efiçencën e energjisë në ndërtesat shkollore janë prioritet për komunat partnere të përfshira në projekt.

Rezultati më i rëndësishëm i këtij projekti është krijimi i modeleve për përdorimin e burimeve alternative të energjisë për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes apo ujit të ngrohtë për qëllime sanitare.

AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, si eksperte e jashtme për Bashkinë Finiq, ofroi sugjerimet e saj për përmirësimin e metodologjisë së trajnimit dhe përmirësimin e mjeteve dixhitale për zbatimin e saj.

foto 2