PROMOVOJMË zonën së bashku!

Keni produkte bujqësorë të freskëta? Prodhoni reçelin, verën, rakinë, vajin e ullirit, etj. më të
mirë? Keni produkte artizanale… dhe dëshironi ti promovoni?

Ne ju ndihmojë të promovoni produktet tuaja!

Keni një biznes në fushën e turizmit, hotel, restorant, bujtinë dhe dëshironi të zgjeroni ofertën turistike te vizitorët?

Ne ju ndihmojmë të pajiseni me një broshurë të turizmit kulturor dhe do të ndërtojmë një platformë e cila do të përmbajë gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me pikat dhe aktivitetet kulturore në zonë. 

Cfarë synon projekti?

Objektivi kryesor i projektit është zhvillimi socio-ekonomik i Kavajës dhe Rrogozhinës dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në zonat përreth. Për të arritur objektivin e tij, projekti do të krijojë metoda të reja dhe alternative të turizmit, në veçanti të turizmit kulturor. Katër itinerare të reja do të tërheqin turistë dhe vizitorë që të vijnë dhe të vizitojnë pika interesante kulturore dhe natyrore në Kavajë dhe Rrogozhinë. Ato do të nxisin zhvillimin e aktiviteteve të reja ekonomike për popullsinë lokale përmes përfshirjes aktive komunitare, veçanërisht grave dhe të rinjve. Më tepër vizitorë, do të thotë më shumë mundësi për ta për të shitur produktet dhe për të ofruar shërbimet e tyre.

Një risi e rëndësishme që do të sjellë projekti është organizimi i Panairit-Festivalit dyditor. Festivali do të organizohet çdo vit dhe do të tërheqë vizitorë dhe prodhues vendas që duan të promovojnë produktet e tyre. Festivali i panairit dhe veçanërisht itineraret janë një metodë shumë efektive për të promovuar trashëgiminë kulturore të zonës dhe për të përfshirë aktorë të ndryshëm në ruajtjen dhe promovimin e tyre.

Cfarë kërkojmë?

Në kuadër të projektit, synohet të krijohet një eksperiencë pozitive për turistët dhe vizitorët që kanë dëshirë të vizitojnë pasuritë kulturore të Kavajës dhe Rrogozhinës. Përveç detit, zona ka pasuri të mëdha kulturore të cilat shfaqin interes për turistët e huaj dhe vendas. Po ashtu, turistët shprehin dëshirën për të provuar një gatim tradicional, për të provuar produktet lokale të zonës, për tu njohur me kulturën e zonës apo për të blerë një produkt artizanal. Në mënyrë që turistët të marrin të gjitha këto eksperienca, nevojitet një promovim i mirë dhe në këtë pikë projekti do të japë kontributin e tij. 

Për të përmbushur qëllimin ne po kërkojmë persona të interesuar të cilët kanë dëshirë të promovojnë produktet e tyre. Ne do ti promovojmë dhe do të mundësojmë lidhjen e turistëve, me ofruesit e shërbimeve dhe me prodhuesit lokal. 

  1. Prodhues lokal të produkteve bujqësorë – blegtorale. Reçel, vaj ulliri, bime medicinale, bulmet, etj.
  2. Prodhues të produkteve artizanale, qilima, thurje, punim me shtiza, poçeri, apo punime të tjera artistike. 
  3. Hotele, bujtina, restorante në zonë.

Përse duhet të na bashkoheni?

Synimet e projektit janë të lidhura ngushtësisht me përfshirjen aktive të komunitetit dhe banorëve të zonës. Përfitimet kryesore janë:

  1. Promovoni produktet tuaja. 
  2. Treg të ri për të tregtuar produktet në hotelet e zonës apo direkt me turistët. 
  3. Shtojmë vizitorët vendas dhe të huaj dhe zgjasim netët e qëndrimit në zonë duke nxitur turizëm kulturor. 
  4. Zhvillojmë turizmin e zonës së bashku. 

Cfarë synon projekti?

Objektivi kryesor i projektit është zhvillimi socio-ekonomik i Kavajës dhe Rrogozhinës dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në zonat përreth. Për të arritur objektivin e tij, projekti do të krijojë metoda të reja dhe alternative të turizmit, në veçanti të turizmit kulturor. Katër itinerare të reja do të tërheqin turistë dhe vizitorë që të vijnë dhe të vizitojnë pika interesante kulturore dhe natyrore në Kavajë dhe Rrogozhinë. Ato do të nxisin zhvillimin e aktiviteteve të reja ekonomike për popullsinë lokale përmes përfshirjes aktive komunitare, veçanërisht grave dhe të rinjve. Më tepër vizitorë, do të thotë më shumë mundësi për ta për të shitur produktet dhe për të ofruar shërbimet e tyre.

Një risi e rëndësishme që do të sjellë projekti është organizimi i Panairit-Festivalit dyditor. Festivali do të organizohet çdo vit dhe do të tërheqë vizitorë dhe prodhues vendas që duan të promovojnë produktet e tyre. Festivali i panairit dhe veçanërisht itineraret janë një metodë shumë efektive për të promovuar trashëgiminë kulturore të zonës dhe për të përfshirë aktorë të ndryshëm në ruajtjen dhe promovimin e tyre.

Kontakt!

Telefon: +355 33 403 237

Email: auledavlore@gmail.com

Projekti EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga UNOPS në një partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.