Ekipi i Alueda

Mirela Koci
Drejtoreshe Ekzekutive
Mirela Koci – Drejtore Ekzekutive e Auleda-s prej shtatorit 2010. Ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhinieri Tekstili. Mban gradën Doktor Shkencash ne Inxhinieri Mekanike, Materiale te Avancuara (Kompozite). Ajo është Koordinatore për Rrjetin Ndërkombëtar të ILS Leda për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të saj. Anëtare e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile për një periudhe 2-vjecare. Gjatë karrierës së saj ka menaxhuar mbi 50 projekte të financuara nga donator ndërkombëtarë dhe Komuniteti Evropian.

Amarda Mema
Menaxhere Finance
Amarda Mema, është diplomuar në Universitetin e Tiranës (Shqipëri) në degën Financë – Kontabilitet, duke arritur titullin e kualifikimit financier – kontabiliste. Interesat e saj profesionale përqendrohen në fushën ekonomike dhe projektet e saj aktuale përfshijnë menaxhimin financiar të projekteve të financuara nga BE-ja.
Ajo mban titullin Financiere dhe ka një përvojë të dukshme për organizimin e seminareve, takimeve të ndryshme konsultative me grupet e komunitetit të interesit.
Eksperiencat e saj të mëparshme kanë të bëjnë me institucionet financiare (banka dhe kompani sigurimesh). Ajo ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme.

Nikolla Pulla
Menaxher Projekti
Nikolla ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës Bachelor në Shkenca Politike dhe Master në Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Aktualisht ai është duke vazhduar studimet master në Politika Publike dhe Burime Njerëzore në Universiteti e Masarikut, Ceki.
Eksperienca e tij është e shtrirë në sektorin e OJF, ku ka shërbyer deri më tani për 4 organizata në Shqipëri.
Nikolla është pjesë e ekipit që nga viti 2019 në pozicionin e Koordinatorit të Projektit. Ai është përgjegjës për shkrimin, zbatimin, koordinimin të projekteve, gjithashtu me një kontribut aktiv në pjesën e komunikimit.

Andi Andoni
Konsulent Biznesi
Andi është diplomuar për Financë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në nivelin Bachelor. Ai gjithashtu ka një diplomë Master Shkencor në Financë.
Eksperiencat e mëparshme të punës janë të fokusuara në zhvillimin e biznesit, analizën e tregut, zgjerimin e shitjeve, marketingun dhe sistemin e kontabilitetit.
Përvoja e punës si analist kredie në Fondin “Besa” ka krijuar mundësinë për t’u njohur me nevojat e klientëve individualë dhe të biznesit për mbështetjen financiare dhe asistencën teknike në përgatitjen e planeve të biznesit.

Aldiona Gjikondi
Assistente Projekti
Aldiona eshte Asistente Projekti te Auleda Agjencia e zhvillimit Ekonomik lokal
dhe eshte diplomuar në nivelin Bachelor pranë po të njëjtit Universitet në Departamentin e Drejtësisë.. Ka qenë gjithmonë aktive ne trajnime, seminare, leksione të hapura dhe frekuentuese ne seanca te ndryshme gjyqësore. Aktivitetet më të rëndësishme kanë qenë me titull si: Informim dhe Privatësi, Te drejtat e grave në tregun e punës, Demokracia Vendore dhe Liderat e Rinj. Eksperienca e punës ka qenë pranë Gjykatës së shkallës së parë Vlorë si monitoruese në seancat gjyqësore nga Social Education and Environment Protection.

Ana Taushani
Specialist IT
Ana ka përfunduar studimet në “Universitetin Pavaresia” të Vlorës, Bachelor në Inxhinieri Informatike dhe Master në Sistemet e Informacionit në Ekonomi në “Universitetin e Tiranës”. Tani ajo po ndjek një trajnim online për Business Analytics. Prej një viti (2015-2016)ka qene Specialiste IT pranë Auleda-s dhe ka qenë pjesë e projekteve të tjera në vitet e fundit.
Pjesë e projektit Swiss Contact: Trajnim i studentëve për të krijuar ueb page duke përdorur HTML dhe CSS. Pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin “Ismail Qemali Vlore” Lënda: Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Sistemet e Informacionit në Ekonomia.
Tani punon në Universitetin “Ismail Qemali Vlorë ” si Specialiste IT dhe me kohë të pjesshme tek Auleda.

Tomor Agolli
Pergjegjes logjistike
Tomori ka më shumë se 10 vite që mbështet stafin në pjesën logjistike.