Takimi ndërkombëtar për bashkëpunim ndërkombëtar, për zhvillimin e qëndrueshëm territorial në Vlorë.
Ditën e hënë, datë 17.07.2023, mirëpritëm në zyrën tonë kryetarë te bashkive, presidentë të rajoneve dhe përfaqësues të programeve ndërkombëtare në Republikën Moldave.
Takimi shërbeu si një mundësi për tu njohur më tepër me punën e Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë AULEDA, objektivave dhe strategjinë e saj operacionale në territorin shqiptar.
Në takimin e veçantë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të lartë të Republikës së Moldavisë, duke përfshirë Z. Oleg Sanduleac, Nënkryetar i Rajonit Edineț, Znj. Ludmila Magu, Kryetare e Bashkisë Cupcini, Znj. Lilia Pilipețchi, Kryetare e Bashkisë Soroca, Znj. Valentina Casian, Kryetare e Bashkisë Straseni, Z. Viorel Jardan, President i Straseni Rayon, Z. Alexandru Bujorean, Kryetar i Bashkisë Leova, Z. Victor Baldji, Shefi i Shërbimit të Promovimit të Investimeve Comrat, Znj. Cristina Railean nga GIZ Moldavia, Z. Sergiu Ungureanu, Këshilltar Rajonal GIZ Moldavia, dhe Znj. Asetila Koestinger nga Koestinger Consulting Vjenë.
Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e eksperiencave dhe për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi në rrugën drejt zhvillimit ekonomik lokal. Në një kohë kur komunitetet shqiptare dhe moldave janë të përfshira në një sfidë të përbashkët për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, ky takim solli shpresë dhe motivim për të ardhmen.