Drejt burimeve te rinovueshme dhe eficences energjetike te bizneseve

Grow Up Popri Youth Startup Bootcamp
13 Nëntor, 2022
Kick off meeting Mentoring Across the Borders MAB Project.
3 Prill, 2023
Grow Up Popri Youth Startup Bootcamp
13 Nëntor, 2022
Kick off meeting Mentoring Across the Borders MAB Project.
3 Prill, 2023

Drejt burimeve te rinovueshme dhe eficences energjetike te bizneseve

Ne 7 Dhjetor 2022, ne takime one/ one dhe fokus grupe me biznese qe operojne ne sektorin e turizmit dhe agroindustrise ne Qarkun e Vlores, per te diskutuar rreth investimeve ne fushen e energjive te rinovueshme.
Se bashku me Znj. Diana Angoni- Drejtoreshe e Sekretariatit te Keshillit te Investimeve dhe ekspertet Sokol Spahiu dhe Martin Sereqi, diskutuam me bizneset detaje teknike, ligjore dhe financiare te investimeve ne kete fushe, skemat mbeshtetese dhe mundesite e permiresimit te tyre, propozimet ligjore qe priten te miratohen se shpejti nga parlamenti per t’u dhene nje shtyse cilesore investimeve ne burime te rinovueshme te energjise.
Ne takimet one/one me bizneset: Marina Bay, Acros Hotel, Cobo Center, Kraal Hotel, Bolonja Hotel, Palace Hotel, House Nika, Regina Group dhe Pularia Llakatund, u sygjeruan per Keshillin e Investimeve dhe Qeverine Shqipetare rekomandimet e meposhtme. Bizneset ndane me ekspertet projektet teknike per instalim te impianteve fotovoltaike qe kane implementuar, apo i kane ne faze projektimi, si dhe per sugjerimet e dhena per permiresimin e skemave mbeshtetese financiare.
Disa nga rekomandimet e dala nga takimet one/ one dhe fokus grupi.
1. Permiresimi i skemave mbeshtetese financiare qe ofrohen nga Fondet e Garancise per investime deti ne 200000 Euro, duke e rritur tavanin e investimit.
2. Aprovimi i skemes se bilancit vjetor te energjise se vetperdoruesve, ne vend te atij mujor.
3. Dyfishim i kapacitetit te instaluar te impiantit energjetik fotovoltaik per veteperdoruesit.
4. Aprovimin e ligjit per komunitetet energjetike, c’ka u krijon mundesi bizneseve te ndajne kostot e investimit dhe mirembajtjes se impianteve.
5. Hartimin e skemave hibride te financimit grante+ kredi, duke krijuar mundesi per investime ne fushen e energjive te rinovueshme, per nje fashe te gjere biznesesh.
Falenderim per Shoqaten Rajonale te Operatoreve Turistike Vlore, per bashkepunimin ne realizimin e takimeve.