Cfarë është ky kompeticion?

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes organizon kompeticionin kombëtar të ideve të biznesit “Grow POPRI EUSAIR Youth”. Nëse jeni një grup  të rinjsh prej 2-5 persona nga mosha 14-18 dhe 19-29 vjeç, ju ftojmë të bëheni pjesë e kompeticionit. Grupet fituese të të rinjve do të marrin pjesë në kompeticinonin ndërkombëtar Popri International EUSAIR Youth. Por çfarë është Popri?

Popri është një event ndërkombëtar ku të rinj të moshave nga 14 deri në 29 vjeç konkurrojnë mes të rinjve të tjerë nga 9 vendet e EUSAIR. Dy grupe për çdo shtet, një për nxënësit e shkollave dhe një për studentët e universitetit, do të konkurrojnë me idetë e tyre të biznesit përpara një jurie ndërkombëtare. Eventi është një pjesë integrale e forumit të përvitshëm të EUSAIR dhe synon të vendos të rinjtë në fokus, si një nga objektivat kryesor të Bashkimit Europian.

Kushtet:

  • Jeni një grup prej 2-5 personash të moshës 19-29 vjeç.
  • Jeni një grup prej 2-5 personash të moshës 14-18 vjeç.
  • Keni një ide biznesi që mendoni se bota duhet ta dëgjojë.
  • Minimalisht një anëtar I grupit komunikon dhe është I aftë të prezantojë në gjuhën Angleze.

Çfarë përfitoni nga EUSAIR POPRI Youth?

  • Aftësi të reja (kreativiteti, marrja e rrezikut dhe përgjegjësisë).

  • Udhëzime ekspertësh gjatë zhvillimit të një ideje sipërmarrëse dhe një modeli biznesi.

  • Feedback mbi idenë sipërmarrëse përmes vlerësimit nga një komision ekspertësh

  • Përvoja e të folurit në publik

  • Eksperiencë në konkurrencë ndërkombëtare

  • Mundësi për të prezantuar idetë tuaj para sipërmarrësve ndërkombëtarë

  • EUSAIR POPRI Youth do të zhvillohet si një ngjarje e Forumit EUSAIR, ku marrin pjesë drejtues nga 9 vende Adriatiko-Joniane.

  • Njohje të reja dhe një eksperiencë e paharrueshme

POPRI Internaitonal Tirana, Albania 2022

Si të aplikoni?

  1. Klikoni në butonin e mëposhtëm dhe plotësoni formën online. 
  2. Pasi të keni plotësuar formën stafi do të shqyrtojë aplikimin tuaj dhe nëse shpalleni fitues do të njoftoheni me nje email.

Mbeshtetur nga