Energji te rinovueshme ne shkollen Muco Delo

Universiteti i Janinës prezanton projektin SOLIS
4 Tetor, 2022

Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe rritja e eficences energjetike në godinat publike dhe private është një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm 2020-2030. Një model i tillë do të krijohet ne Shkollën “Muço Delo”, në kuadër të projektit SMENSWICT “Kursimi SMART i energjisë, modele të përmirësimit të burimeve të energjisë dhe eficiences energjetike në ndërtesat publike duke përdorur teknologjinë e avancuar të informacionit dhe komunikimit(TIK) dhe sisitemet e menaxhimit të ndërtesave”, financuar nga KE ne kuadër te të Programit INTERREG Greqi-Shqipëri 2014-2020.

Ky investim synon të përmirësojë  efiçencën energjitike, reduktimin e konsumit të energjisë dhe uljen e emetimeve të CO2. Rikonstruksioni i ndërtesës do te kryhet duke pasur parasysh përmirësimin funksional te saj dhe rritjen e eficences energjetike përmes aplikimit te sistemit kapot te termoizolimit, instalimit te sistemit fotovoltaik si burim energjie te rinovueshem, instalimit te një sistemi eficient ngrohjeje dhe ftohjeje, burime drite të teknologjisë së ndriçimit LED me konsum të ulet energjetik dhe çlirim CO2.

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal në cilësinë e ekspertit të jashtëm për Bashkinë Vlorë, i cili është partner zyrtar në projekt, do te mbështesë hartimin e projektit teknik te rikonstruksionit.

 

Nisma të ngjashme do të realizohen në zonën ndërkufitare nën suportin e Dhomës së Tregtisë së Artës, ne Bashkitë Nikolaos Skoufa dhe Georgios Karaiskakis, Greqi.