Shpallje per vend vakant

Koordinator Projekti

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë shpall pozicionin vakant për “Koordinator projekti” me kohë të plotë dhe fton të gjithë personat e interesuar të dërgojnë aplikimet e tyre.
 
Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë jofitimprurëse e cila operon në qarkun e Vlorës që prej vitit 2003. Misioni i saj është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambjental të qarkut të Vlorës me synim përhapjen e kulturës së integrimit dhe forcimit të burimeve, aftësive dhe kompetencave sipas parimeve të zhvillimit njerëzor.
Ju do të keni mundësinë të asistoni në koordinim e projekteve të Auledas, si dhe të ofroni mbështetje për aktivitetet e përditshme të organizatës. Qëllimi yne kryesor është të dizenjojmë projekte dhe ofrojmë shërbime të cilat sjellin ndikime pozitive në shoqëri. Per këtë arsye ne po kërkojmë një asistent projekti të kualifikuar i cili do të na ndihmojë në arritjen e qëllimit tonë.
 
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
 
• Të koordinojë/lehtësojë projektet dhe të mbaj koumikim aktiv të brendshëm dhe me partnerët/nënkontraktorët e jashtëm për të siguruar zbatimin në kohë të projekteve (përfshirë projektet e financuara nga BE);
• Përgatitja e logjistikës për aktivitetet e projektit/takimet/ trajnime/ workshope;
• Përgatitja e metodologjive për aktivitetet e projektit dhe zbatimi i tyre;
• Monitorimi dhe vlerësimi i aktiviteteve të projektit;
• Të ofrojë ndihmë për ekspertët e politikave dhe kërkimit gjatë aktiviteteve kërkimore dhe shkrimit të politikave;
• Ndihmon në krijimin dhe zbatimin e programeve/bashkëpunimeve me organizata të tjera, grupe avokimi dhe aktorë kryesorë;
• Të sigurohet që të gjitha aktivitetet e ndërmarra, të jashtme ose të brendshme, të zbatohen në përputhje me qëllimet e përgjithshme të organizatës;
 
PROFILI KRYESOR I KANDIDATIT
 
Kërkohet:
• Diplomë universitare në fushën e ekonomisë ose në fushën e shkencave sociale;
• Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze dhe shqipe;
• Aftësi të forta organizative dhe aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi demonstruese në fushën kompjuterike duke përfshirë përdorimin e programeve si Word, Excel, Outlook, PowerPoint dhe platformave të mediave sociale;
 
Preferohet:
• Të ketë përvoja dhe njohuri të mëparshme në zbatimin e projekteve të BE -së.
 
APLIKIMI
 
Ju lutemi dërgoni një CV dhe një letër motivimi me email në adresën tonë auledavlore@gmail.com. Letra e motivimit duhet të jetë në gjuhën angleze.
Procedura e përzgjedhjes:
1. Përzgjedhja e parë bazuar në CV dhe letrën e motivimit të shkruar në gjuhën angleze.
2. Intervistë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 14 shtator 2021, ora 16:00
Emëroni subjektin në email si më poshtë:
“Aplikim_Koordinator_Projekti_Emer_Mbiemer”
 
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë