Kick-off meeting, Smenswict
June 1, 2021
CREATURES Conference
September 14, 2021

Fundjave ne fshat, Finiq

Ditën e shtunë, datë 29 Qershor, ishim në Finiq për të marrë pjesë në aktivitetin “Fundjavë në fshat” të realizuar nga Bashkia e Finiqit, e cila po implementon njekohesisht Projektin Milestones III, me asistencen teknike te Auledes.
Projekti Milestone III, zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Dodonit, Bashkia e Prevezës dhe Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Vlorë, në kuadër të programit Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020”.
Qellimi i projektit Milestone III eshte te rivleresoje trashegimine kulturore materiale dhe shpirterore te Bashkise Finiq permes promovimit te kesaj trashegimie, organizimit te eventeve, festave lokale me pjesemarrjen e komunitetit dhe turisteve vendas dhe te huaj.
“ Fundjave ne fshat” eshte festa e pare lokale e organizuar pas pandemise.
Shnderimi i festave lokale ne nje aktivitet te perhershem ne fundjave ne fshatrat e Bashkise Finiq, eshte sipas Kryetarit te Bashkise, Z. Kristo Kico menyra me e mire e promovimit te territorit dhe ofrimit te nje produkti te vecante turistik.
Pjesëmarrës në këtë event ishin Konsulli i Greqise ne Gjirokaster, deputeti i zones z. Niko Kuri dhe perfaqesues te tjere te institucioneve publike.
Ne kete feste lokale u paraqitën ushqime tradicionale të zonës, u performuan këngë e valle tradicionale me pjesmarrjen e grupeve folklorike nga Dhrovjani, Livadhja, grupi i Shën Kozmait etj.