Workshop in Gjirokaster
May 26, 2021

Info Day in Gjirokaster

 
Auleda– Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë,
organizoi ditën e premte, në datën 9 prill ora 10:00 – 11:15, në ambientet e Hotel Fantasy, Gjirokastër, Info-day në kuadër të projektit Interregional cultural heritage management e-system HERMES, programi Interreg IPA-CBC Balkan – Mediteranean 2014-2020. Qëllimi I ditës informuese ishte të paraqesë te grupet e interesit qëllimet e projektit, punët e realizuara deri më tani dhe cilat janë kontributet kryesore në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit kulturor në qytetin e Gjirokastrës. Prezent në këtë ditë informuese ishin zëvendës – kryetare e Bashkisë Gjirokastër, Znj. Jorida Muho, ekspert nga fusha e trashëgimisë kulturore, ekspert në fushën e turizmit, përfaqësues nga TID Gjirokastër, biznese që operojnë në fushën e turizmit kulturor. Projekti vjen si një nevojë për të shfrytëzuar potencialet kulturore të zonës në shërbim të zhvillimit të turizmit. Burimet e pasura të trashëgimisë kulturore në Greqi, Shqipëri dhe Maqedoni konsiderohen si një potencial i madh në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes krijimit dhe promovimit të një identiteti unik e të përbashkët kulturor.