Fundjave ne fshat, Finiq
September 14, 2021
MILESTONES III Partners Meeting
September 14, 2021

CREATURES Conference

U permbyll me sukses Konferenca – Ekonomia e Kultures dhe Industrise Kreative, organizuar nga DRTK Vlore partner zyrtar ne projekt dhe Auleda- Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal me cilesine e partnerit te asociuar dhe suportit teknik te realizimit te saj.
 
Gjate Konferences u prezantuan gjetjet e studimit te perbashket mbi potencialin per zhvillim te industrive kreative ne zonen Adriatiko- Joniane, lidhjes se saj me industrine e turizmit, kontributin ne GDP – ne e cdo vendi, si dhe politikat per te krijuar nje mjedis operues sa me te qendrueshem per sektorin.
 
Perfshirja e komuniteteve lokale, qasjet trasversale nderkombetare per zhvillimin e turizmit, rritja e kooperimit midis stakeholdersave lokale, nxitja e inovacionit ne sektor jo vetem ne teknologji, por edhe ne pergatitjen e burimeve njerezore, ishin disa nga konkluzionet e kesaj Konference.
South outdoor Festival ( GIZ), Aulona Inter folk Festival dhe Creative City ishin tre praktikat me te mira te perzgjedhura per t’u prezantuar ne Konference.