60 godina historike të Gjirokastrës së vjetër në telefonin tuaj!

Takim informues HERMES
September 14, 2021
Takimi i dytë i partnerëve, Milestone III
October 23, 2021

60 godina historike të Gjirokastrës së vjetër në telefonin tuaj!

Në përmbyllje të projektit IRC Hermes, Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, përfundoi vendosjen e tabelave informative në qytetin e Gjirokastrës. Për një periudhë dy vjeçare Auleda së bashku me partnerët nga Greqia dhe Maqedonia, dhe me mbështetjen e institucioneve publike lokale të Gjirokastrës, përmbushi me suksese vlerësimin e 60 godinave të vjetra në Gjirokastër. Ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar punuan për të bërë një vlerësim profesional të patologjisë së godinave të vjetra me qëllim vlerësimin e gjendjes së tyre dhe përgatitjen e një databaze me të dhënat e grumbulluara. Një platformë publike është krijuar dhe gjithë informacioni i godinave është i disponueshëm për publikun e gjerë. Për të aksesuar më lehtësisht ato, tabela informuese u vendosën në pikat kryesore të interesit në ambientet publike të qytetit. Çdo tabelë përmban 20 kode specifike dhe çdo kod përmban gjithë informacionin për një godinë specifike.

Tabelat e veondosura do të bëjnë më të aksesueshme godinat e vjetra, duke bërë kështu që të rritet ndërgjegjësimi i banorëve të zonës mbi trashëgiminë historike, çka është dhe një nga qëllimet kryesore të projektit. Në të njëjtën kohë tabelat e vendosura do ti shërbejnë më së tepërmi turistëve të huaj që vizitojnë qytetin, pasi ata do të kenë në dorën e tyre gjithë informacionin e nevojshëm rreth godinave.

Projekti Interregional cultural heritage management e-system HERMES wshte i financuar nga Bashkimi Europian dhe fonde tw vendeve pjeswmarrwse, nw kuadwr tw programit Interreg IPA-CBC Balkan – Mediteranean 2014-2020.

Partnerët në projekt

  • Cyprus University of Technology CUT Cyprus
  • Athena – Research and Innovation Center in Information, Communication, and Knowledge Technologies ATHENA RC         Greece
  • Municipality of Samos                 Greece
  • Municipality of Corfu Greece
  • Municipality of Gjirokaster Albania
  • Municipality of Ohrid FYROM
  • Elliniki Etairia – Society for the Environment and Culture Greece