Theme Colors
Layouts
Wide Boxed

News: 28 Janar, 2019

Projekti SHIPmEnTT, takimi i partnereve nga Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqiperia, Bosnja Hercegovina, Programi Adrijon i KE-se. Duke marr eksperiencat me te mira per bashkepunimin midis Universitetit te Padovas dhe sipermarrjeve ne kerkim shkencor, zhvillimin dhe vleresimin e patentave, transferimin e teknologjive, eksperienca te ofruara nga Qendra e Kompetencave, Universiteti i Padovas prezantuar nga ZV Rektori Profesor Fabrizio Dughiero, UniSMART prezantuar nga Alessandro Mistretta dhe Riccardo Capolla, koordinatore UniSMART. Pronesia intelektuale nje nga drejtimet e ketij projekti.


News: 17 Janar, 2019

Sot ne prezantimin publik te projektit INClust - Programi Nderkufitar Shqiperi - Greqi 2014-2020, me pjesemarrjen e partnereve tane ne projekt Bashkia e Artes , partner lider, Bashkia e Korces, Universiteti i Ishujve Joniane, Rajoni i Ishujve Joniane, me pjesemarjen e aktoreve lokale nga institucione publike, private qe operojne ne fushen e kultures: muzike, kercim, isopolifoni, artizanat, teater, animacion, pikture, skulpture, fotografi, kostumografi, muzeume si dhe shoqata kulturore. Projekti synon te krijoje klasterat rajonale ne fushen e kultures, te ofroje sherbime te personalizuara per anetaret e tij ne fushen e marketingut, promovimit dhe rritjes se kapaciteteve bazuar ne identifikimin e nevojave, te implementoje nje program inkubimi per subjekte publike dhe private qe operojne ne fushen e kultures per te krijuar sipermarje sociale kulturore inovative. Ekspozita “Tradite” e mbeshtetur nga Auleda ne kuader te Projektit Inclust e organizuar ne bashkepunim me Bashkine Vlore dhe Galerine e Arteve permbante riprodhime te punimeve te piktoreve te njohur te Shekullit te XIX si Eduard Lear, Onufri ku fiksohen objekte kulti, peizazhe te natyres nga bregdeti, mjedise urbane, kostumografi etj. Falenderim te gjithe pjesemaresve te sotem per diskutimet, propozimet inovative te cilat jane nje start cilesor per projektin.


News: 8 Dhjetor, 2018

Marketi i Bamiresise. Per here te dyte, Auleda- Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, merr pjese ne Marketin e Bamiresise, nisme e Konsulles se Pergjithshme te Italise ne Vlore Znj. Luana Micheli, mbeshtetur nga OJF, binzese dhe individe me profil te spikatur ne Vlore. Kete vit ju bashkuan nismes tone, jo vetem dy sipermarrjet sociale te prodhimit te sapuneve, kremrave me vaj ulliri, paste ulliri, por edhe bizneset e sektorit agro- ushqimor ne Vlore. Nje falenderim per bizneset e prodhimit te veres Balaj, Dukati, GX, vajit te ullirit Musai dhe Aulona, djathit Erzeni, Beuni, qe ofruan falas produktet per t’u tregtuar ne Marketin e Bamiresise. Te ardhurat e grumbulluara do te shkojne per bamiresi.


News: 14-15 Nentor, 2018

U zhvillua ne Vlore takimi i partnereve nga Greqia, Bullgaria, Qipro dhe Shqiperia per Projektin Focus- Programi INTERREG Balkan. Qellimi i projektit eshte krijimi i klasterave transnacionale ne kater sektore: perpunimi i qumeshtit, prodhimi i vajit te ullirit, prodhimi i veres, perimet dhe drufrutoret ( agrumet, shega), permes hartezimit te SME- ve, qendrave te kerkimit shkencor, organizatave perfaqesuese te biznesit dhe agroindustrise, shoqerise civile. Ne kete takim u prezantuan praktika te mira nga te ftuarit. Z. Agim Rapaj per rolin qe luan Keshilli i Agrobiznesit ne Shqiperi per zhvillimin e sektorit, Z. Gramos Osmani- Programi RISI Albania me prezantimin e Certifikimit Global - GAP qe i krijon mundesi SME- ve te sektorit te eksportojne, Z.Alban Zusi - Shoqata e industrise agroushqimore qe solli modelin e nje klasteri te suksesshem ne advokimin e te drejtave te prodhuesve, Znj. Aulona Veizi qe solli eksperiencen e Qendres se Tranferimit te Teknologjive Bujqesore ne ofrimin e sherbimeve mbeshtetese te SME-ve . Partneret nderkombetare vizituan Qendren e Trasferimit te Teknologjive Bujqesore, laboratorin invitro, Bisnesin e Prodhimit te vajit te ullirit AULONA ne Cerkovine. Procesi i degustimit te vajit te ullirit dhe testimi i pastes se ullirit prodhuar nga Znj. Gjinovefa Lazaj i dhane vlere te shtuar ketij aktiviteti nderkombetar.


News: 10-11 Nentor, 2018

Ne Selanik, Greqi u zhvillua takimi i partnereve te projektit Trans -Edu-Net - Transnational Education Network for young people education in the field of tourism”, ku Auleda-Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal eshte partneri zyrtar dhe Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional partner i asociuar. Ne kete takim u prezantua Strategjia transnacionale e edukimit profesional ne fushen e turizmit, Roadmap per edukimin profesional, kurrikulat e perbashketa ne fushen e turizmit: turizem i qendrueshem, turizmi transnacional, ICT ne turizem dhe industri te lidhura me te, Turizmi miqesor me mjedisin, produkte keto te dizenjuara metodologjikisht nga Auleda dhe te pergatitura ne bashkepunim me partneret nga Guide Turist Organisation - Sofie, Bullgari, Universiteti Aristotelis ne Selanik dhe Bashkia Kicevo ne Republiken e Maqedonise. Projekti u prezantua nga te gjithe partneret me nje pjesemarrje ne Panairin e Punes dhe Industrise ne Filokxenia, Selanik.


News: 6 Nentor, 2018

Prezantim publik i Projektit SHIPMENTT, projekt qe po implementohet nga Auleda- Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlore ne kuader te Programit ADRIJON te financuar nga KE. Projekti ka ne fokus krijimin e networkut nderkombetar ne fushen e transportit detar respektivisht ne Itali, Kroaci, Slloveni, Greqi, Serbi, Bosnje Hercegovine, Mali i Zi dhe Shqiperi. Identifikimi i trends dhe megatrends ne fushen e transportit detar per logjistiken, sigurine, inovacionin dhe teknologjine, mjedisin dhe menaxhimin mjedisor, analiza SWOT per sistemin e trasportit detar shqiptar, data base i stakeholdersave ne nivel politik, intermediare, kerkim shkencor dhe teknologjik, klastera dhe SME qe operojne ne sektorin detar, ishin aktivitetet qe u ndane me pjesemarresit ne eventin e organizuar ne kuader te Projektit PASSAGE- Programi Interreg Europe.



News: 2 Nentor, 2018

“Social entrepreneurship and green economy in Albania”, Konferenca Nderkombetare e organizuar nga UN Women Albania. Ne kete Konference u diskutua konteksti ligjor per sipermarrjet sociale, ekonomia qarkulluese, ekonomia e gjelber, modele te sipermarjes sociale ne Spanje, Itali, Rumani, Hungari, Greqi, Mali i Zi, Maqedoni, Shqiperi. Eksperienca e Shqiperise u prezantua me sipermarrjet sociale te krijuara prej Agjencise Auleda respektivisht: Sipermarja “ Oriku” per prodhim te produkteve koznetike me baze ullirin dhe vajin e ullirit, Sipermarrja e grave prodhuese te qilimave ne Lumin e Vlores, Sipermarrja Sociale e pacienteve te shendetit mendor per prodhimin e luleve, sipermarrjet sociale te te rinjve te komunitetit rom dhe egjyptian ne Vlore dhe Berat. Sfida, regjistrimi i sipermarrjeve sociale ne baze te ligjit te ri.


News: 12-13 Tetor, 2018

Auleda mundësoi promovimin e 12 bizneseve lokale në panairin "SHQIPERIA PUNON TOKEN",në sheshin “Nënë Tereza”, në datat 12 dhe 13 Tetor 2018. Edicioni i dytë i panairit më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit. Ky panair solli aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend. Në këtë edicion morrën pjesë rreth 659 fermerë nga e gjithë Shqipëria, 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashki. Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës u kthye në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare. Qarku Vlore u prezantua me 50 biznese ne sektoret: Vaj ulliri, mjalt, bime medicianle, bulmet, artizanat, vere, punime druri, kostumografi,muzike dhe art.


News: 10 Tetor, 2018

AULEDA - Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Vlorë organizoi konferencën përmbyllëse të projektit: Monitorimi dhe përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore nëpërmjet ‘Teknikave me Vëzhgues të Trajnuar’, pjesë e programit “SENiOR II – Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze.




News: 8 Tetor, 2018

Takimi i dyte i partnereve Projekti ShIPMENTT- ADRIJON Program, ne Maribor Slloveni. Projekti eshte dizenjuar te permiresoje kapacitetet e SME- ve qe operojne ne fushen e detarise per inovacion dhe sipermarje te qendrueshme permes krijimit te clusterave dhe networkeve midis SME-ve, institucioneve publike, institucioneve kerkimore shkencore dhe irganizatave te biznesit ne zonen Adriatiko- Joniane.




News: 29 Shtator, 2018

Auleda, ndoqi me interes Konferencën e organizuar nga DRTK Vlorë për promovimin e Trashgimisë Kulturore e Materiale. Kjo konferencë ishte në kuadër të 29 Shtatorit " Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore". Me shumë interes ishte prezantimi i Mjeshtrave-Artizanë të Qarkut Vlorë dhe projektet e zbatuara dhe në zbatim nga DRKK Vlorë për kthimin e monumenteve arkeologjike e kulturore të vizitueshme për të gjithë vizitorët. Nisma këto që janë në sinergji të plotë me projektin INCLUST qe po implementon Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Auleda ne kuader te Programit IPA CBC Greqi - Shqiperi.



News: 26 Shtator, 2018

AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Vlorë zhvilloi në ambientet e Qëndrës Rinore Rajonale Vlorë, Dëgjesën Publike me përfaqësues nga administrata e Bashkise, Keshilli Bashkiak, Keshilli i Qarkut, shoqëria civile, aktore lokal dhe komuniteti nga zonat e monitoruara në kuadër të Projektit: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore nëpërmjet Teknikës së re me Vëzhgues të Trajnuar”, programi #Senior II Albania, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri, nën mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze Embassy of Sweden in Tirana.


News: 5 Shtator, 2018

Në zyrat e IKU u zhvillua takimi i rrjetit për shërbime mjedisore’ në vijim të punës për zbatimin e projektit: Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Mjedisore nëpërmjet ‘Teknikave të Vëzhguesve të Trajnuar’ në kuadër të programit Senior Albania, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri, nën mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze Embassy of Sweden in Tirana.




News: 16 Korrik, 2018

AULEDA - Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Vlore sebashku me grupin e Vezhguesve te Trajnuar ishin pjese e Vizites Studimore qe u zhvillua më 16 korrik 2018 ne Kruje me organizatat e rrjetit Për Shërbimet Mjedisore në kuadër të programit SENIOR II Albania #SeniorAlbania i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze Embassy of Sweden in Tirana.


News: 20-21 Qershor, 2018

Ne kuader te projektit Focus: Strengthening competitiveness of agri-food SMEs through transnational Clusters, te programit Med Ballkan; Agjensia e zhvillimit ekonomik local “Auleda” realizoi vizitat ne terren, ne Vlore, te prodhuesve local te perzgjedhur. Keto SME te perzgjedhura u ftuan per t’ u bere pjese e Clusterit Ballkanik Mesdhetar per Agro-kulturen dhe Agroindustrine se bashku me 60 SME qe operojne ne keto sektore ne Greqi, Bullgari dhe Qipron Veriore. Per Cluster-in e krijuar do te ndertohet nje platforme promovuese dhe nderlidhese.



News: 18 Qershor, 2018

TECH SUMMIT - Bratislave, Sllovaki, Drejtoresha Ekzekutive e Auleda-s Dr. Mirela KOCI pjesemarrese ne panelin e diskutimit ne sesionin e SMART CITIES. Projekti Smart INNO dhe SSMNature te implementuara nga Auleda, praktika te mira te identifikuara per t'u promovuar ne nivel Evropian. Hapesire promovimi per mbi 30 Start up-e inovative ne Evrope.



News: 14 Maj, 2018

Projekti Focus-Med Ballkan Program – Panair me Bizneset SME U zhvillua sot, më 14 maj 2018, pranë sheshit ‘Tre Racat’, Vlorë, panairi me bizneset lokale, në kuadër të Projekti Focus-Med Ballkan Program. AULEDA - Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal të Rajonit të Vlorës, mundësoi përfshirjen e bizneseve që operojnë në fushën e agroindustrisë. Të pranishëm në këtë event ishin : prodhuesit e vajit të ullirit, prodhuesit e verës, prodhueset e pastës së ullirit, prodhueset e sapunit me vaj ullirit, prodhuesit e frutave, përfaqësuesit e Qendres se Transferit te Teknologjive Bujqesore Vlore dhe Bashkia Vlore. Eventi u gërshetua me muzikën folk të AULONA FOLK 2018.



News: 9 Maj, 2018

Projekti Focus- Interreg Med Balkan, prodhim miqesor me mjedisin, prodhim organik, inovacion agroindustrial, eko- teknologji, energji te rinovueshme ne procesin e prodhimit, klaster nderkombetar ne sektorin e agrokultures dhe agroindustrise, jane fjalet kyce te projektit. Institucionet publike ne nivel qendror dhe lokal, institucionet lokale te agrokultures dhe agroindustrise, qendrat e kerkimit shkencor, universitetet, dhomat e tregtise, NGO- te qe operojne ne sektor, SME- te dhe kooperativat jane ftuar per t’ u bere pjese e Clusterit Ballkanik Mesdhetar per Agro-kulturen dhe Agroindustrine.



News: 3 Maj, 2018

Sot me Konsullen e Pergjitheshme te Italise ne Vlore, Znj. Luana Micheli ne ambientet e Shkolles Speciale PLM per te dhuruar 9 derasa didaktike, kontribut personal i Konsulles si dhe nje sasi mjetesh didaktike, dhurate dhe kontribut i Auleda-s, Agjencise se Zhvillimit Ekonomik Lokal, Qendres Rinore, Protect Me Albania, Laborator “ Caravelli”, Banka Intesa San Paolo, Love Italy, stafit te perkushtuar te konsullates ne Vlore, si dhe disa zonjave te nderuara italiane qe jetojne ne Vlore. Bashkepunim per te vleresuar punen e palodhur te mesuesve dhe edukatoreve te kesaj shkolle dhe per t”i dhene shprese dhe besim nxenesve .



News: 27 April, 2018

2-nd Partners Meeting Trans-Edu-Net Project- "Transnational Educational Network for young people - new technologies and entrepreneurial thinking in the tourism industry." INTERREG BALKAN MEDITERRANEAN 2014-2020.




News: 22 Prill, 2018

Sot, sëbashku me Administraten e Zonave të Mbrojtura Vlorë festuam Ditën Ndërkombëtare të Tokës me një sërë aktivitetesh me nxënësit e shkollës 9 vjeçare Pilo Prifti, Novoselë në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë Nartë. Filluam me vëzhgimin e shpendëve ujorë në Lagunën e Nartës për të vazhduar më tej me mbjelljen e fidanëve të pishës në Hidrovor!